Politike

Përmbytjet në vend nga moti i keq, Rama sulmon mediat: U përmbyt edhe Stambolli

Gjatë fjalës së tij në podkastit 'Flasim', Rama u shpreh se Shqipëria nuk është prekur nga situata kritike për shkak të arsyeve që raportohen nga mediat, duke i quajtur këto të fundit si 'tenxhere'.

11 Janar 2026, 09:38 Nga I.A

Përmbytjet në vend nga moti i keq, Rama sulmon mediat: U përmbyt

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat ditën e sotme për shkak të raportimit mbi përmbytjet në vend. Gjatë fjalës së tij në podkastit 'Flasim', Rama u shpreh se Shqipëria nuk është prekur nga situata kritike për shkak të arsyeve që raportohen nga mediat, duke i quajtur këto të fundit si 'tenxhere'.

Më tej Rama ka krahasuar vendin me vende të tjera në rajon dhe në botë, duke theksuar se moti i keq ka prekur nga Italia deri në Turqi dhe Serbi.

"Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike të mexhelisit shqiptar, por ka prekur një hartë të tërë nga Italia në Greqi, nga Mali i Zi në Kosovë e deri lart në Serbi, në Kroaci, e nga Maqedonia e Veriut e deri në Turqi, ku Stambolli përjetoi një situatë filmash apokaliptikë, ku i njëjti i ftohtë, i njëjti shi, e njëjta dëborë e të njëjtat përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë psikologjike për njerëzit. 

Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me ajër të ngrohtë e të lagësht nga Mesdheu, dhe ka krijuar pikërisht këtë vorbull atmosferike mbi Evropën Juglindore, duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta. Prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien. Prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë. Prandaj edhe reshjet e shiut e të dëborës marrin përmasa anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por do të thotë stinë të çrregullta, sisteme atmosferike të ngadalta, ku nuk ka qarkullim normal të këtyre flukseve, prandaj edhe krijohen vorbulla dhe pastaj të papriturat e një moti  më ekstrem e më këmbëngulës në atë ekstremitetin e vet," tha Rama./Dosja.al

edi rama moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll