Aktualitet

Moti i keq/ Ura e amortizuar bllokon lagjen Gjuta në Kukës, pezullohet procesi mësimor ndërsa banorët mbeten të izoluar

Situata më problematike paraqitet në  lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec.

10 Janar 2026, 15:19 Nga E.d
Moti i keq/ Ura e amortizuar bllokon lagjen Gjuta në Kukës, pezullohet
Ura e bllokuar

KUKËS- Qyteti i Kukësit prej disa ditësh po përballet me problematika të shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe rreshjeve intensive të shiut. Situata më problematike paraqitet në  lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec.

Kjo pasi ura prej drurit e ndërtuar nga vetë banorët, është amortizuar dhe si pasojë e kësaj 10 nxënës nuk kanë mundur ta ndjekin procesin mësimor. Sipas banorëve, kjo urë shërben për 15 familje dhe pothuajse çdo vit përballen me të njëjtën situatë. Për shkak të rreshjeve të dëborës ura bllokohet dhe e bën të pamundur lidhjen e Kukësit me Shishtavecin./Dosja.al

kukësi mot i keq shishtavec

Sondazh

Poll