EMRI+ FOTO/ Gjendet makina në përrua në Klos, dyshohet se drejtuesin e ka marrë rrjedha e ujit
pamje nga vendngjarja KLOS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përru...
ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. Gjithashtu rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë. Po ashtu edhe në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes.
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit në disa akse rrugore të vendit. Lidhur me situatën, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku se në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është i bllokuar.
ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. Gjithashtu rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë. Po ashtu edhe në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes.
Sakaq, ARRSh u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
Njoftimi i ARRSH
Situata e akseve rrugore. Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.
Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë?
Akset që kanë pasur probleme:
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.
Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.
Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.
Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.
Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.
Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.
Llogara: ka mjegull të denudur.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore./Dosja.al
pamje nga vendngjarja KLOS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përru...
foto ilustruese KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 01:00 të natës në Klos. Mësohet se nj&...
foto ilustruese TIRANË- Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore. Në nj&eum...
banori KRUJË- Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. P&e...
foto ilustruese Me përfundimin e efektit të rritjes së pagave në administratën publike, maturimin e ndërtimit dhe zbehjen e ...
foto ilustruese Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vran&eu...
Në fund të vitit 2018, kur mijëra studentë mbushën sheshet për të protestuar kundër kushteve të mësimdhë...
foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elba...
Foto ilustruse SPANJA- Policia e Spanjës ka arrestuar dy shqiptarë në Cádiz, të cilët i kapën duke mbrojtur nj&eu...
Neritan Liçaj TIRANË- Aktori Neritan Liçaj ka folur për romancën me gruan e tij, të cilën e cilësoi si nj&...