Bota

Rreziku nga koronavirusi/ Evropa shënon viktimën e parë, turistja kineze ndërron jetë në Francë

15 Shkurt 2020, 10:26 Nga DOSJA
Rreziku nga koronavirusi/ Evropa shënon viktimën e parë, turistja

FRANCË– Evropa shënon viktimën e parë nga koronavirusi. Një shtetase kineze ka vdekur në Francë . Lajmi u bë me dije nga ministri francez i Shëndetësisë. Viktima ishte një grua 80 vjeçe nga provinca Hubei. Mësohet se turistja kishte shkuar në Francë më 16 Janar dhe më pas ishte futur në Karantinë.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383 njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Ëhan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19. Shumë herë në media janë publikuar raste të mbylljes së njerëzve të infektuar nëpër karantina, të cilët paloseshin sikur të ishin dyshekë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll