Aktualitet

5000 Ha tokë bujqësore nën ujë/ Situata jashtë kontrollit në njësinë administrative Sukth

Rreth 5 000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa lagjet 2, 3, 4 janë nën ujë.

9 Janar 2026, 13:35 Nga D.S
5000 Ha tokë bujqësore nën ujë/ Situata jashtë
Sukth

DURRËS-  Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Sukth të qytetit të Durrësit, mbetet problematike. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa lagjet 2, 3, 4 janë nën ujë.

Sipas Shtabit të Emergjencave të qarkut Durrës, situata është përkeqësuar edhe në Katundin e Ri dhe në zonën e Sukthit, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe çarjes së argjinaturës. Për pasojë, fshatrat Erzen dhe Fllakë janë përmbytur, ndërsa zona e Qerretit paraqitet në rrezik përmbytjeje.

Bëhet me dije se, strukturat e emergjencës po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të minimizuar dëmet.

sukth 5000 ha tokë bujqësore nën ujë durres

Sondazh

Poll