Aktualitet

Nën rrënoja dhe gjithçka e shkrumbuar/ Flasin tregtarët e '5 Majit': Kemi mbetur në qiell të hapur

Rreth 200 tregtarë janë prekur nga ky zjarr i përmasave të mëdha, që përfshinë 2 magazinat e tregut të rrobave në zonën e ish-Uzinës.

9 Janar 2026, 14:10 Nga D.S
Nën rrënoja dhe gjithçka e shkrumbuar/ Flasin tregtarët e
Tregu 5 Maj

TIRANË-  Është shkrumbuar plotësisht tregu i rrobave në lagjen 5 Maji në Tiranë.  Rreth 200 tregtarë janë prekur nga ky zjarr i përmasave të mëdha, që përfshinë 2 magazinat e tregut të rrobave në zonën e ish-Uzinës.

Zjarrfikëset kanë qendruar në zonë edhe pas shuarjes së flakëve, sepse edhe ditën e sotme disa vatra u riaktivizuan por fatmirësisht u vunë në kontroll menjëherë. Nga burimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Tregtarët u shprehën se dëmet janë kolosale dhe se kanë mbetur në qiell të hapur. deri në një njoftim zyrtar nga grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit, automjete të forcave zjarrfikëse vijojnë punën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën./Dosja.al 

tregu 5 maji tregtaret e tregt te 5 majit ish uzina dinamo

Sondazh

Poll