Aktualitet

Përmbytjet në vend/ Raporton Reuters: Ekipet e emergjencës në Shqipëri përdorin varka për të shpëtuar banorët

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka kushtuar një hapësirë të veçantë përmbytjeve të ditëve të fundit në Shqipëri, duke nxjerrë pamje toka nën ujë.

9 Janar 2026, 14:52 Nga D.S

Përmbytjet në vend/ Raporton Reuters: Ekipet e emergjencës

Ekipet e emergjences

TIRANË- Ngjarja me përmbytjet në Shqipëri kanë shkaktuar jehonë ndërkombëtare. Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka kushtuar një hapësirë të veçantë përmbytjeve të ditëve të fundit në Shqipëri, duke nxjerrë pamje toka nën ujë.

Reuters filllimisht përmend daljen e lumit Vjosa nga shtrati e më pas shkruan se, autoritetet në Shqipëri po përdorin gomohet për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të evakuar të tjerët.

"Ekipet e emergjencës në Shqipëri përdorin varka për të shpëtuar banorët e bllokuar pasi shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje. Shërbimet e emergjencës thanë se po punonin për të larguar ujin nga rreth 800 shtëpi dhe ndërtesa, dhe për të strehuar rreth 300 persona në objektet e ushtrisë dhe policisë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë nga bllokime nga bora dhe moti që nga e diela, me mbylljen e rrugëve dhe linjave hekurudhore, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesën e ujit të pijshëm”, shkruan Reuters./Dosja.al 

reuters permbytjet ne shqiperi

Sondazh

Poll