Aktualitet

EMRI/ Vodhi me dhunë para dhe terrorizoi shitësen! Në pranga autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Sipas uniformave blu, 40- vjeçari, me precedent penal për vjedhje me dhunë, u kap në Rrugën e Qelqit nga shërbimet e Policisë Nr. 6, pas një hetimi intensiv për zbardhjen e ngjarjes.

9 Janar 2026, 14:23 Nga D.S

EMRI/ Vodhi me dhunë para dhe terrorizoi shitësen! Në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur e një shume parash në një market në Yzberisht, ditën e djeshme, gjatë së cilës kërcënoi dhe punonjësen me thikë.

Sipas uniformave blu, Elkjer Tafciu, me precedent penal për vjedhje me dhunë, u kap në Rrugën e Qelqit nga shërbimet e Policisë Nr. 6, pas një hetimi intensiv për zbardhjen e ngjarjes. Bëhet me dije se, punonjësja e marketit, e cila u lëndua në dorë gjatë përpjekjes për të ndaluar sulmin, mori ndihmë mjekësore dhe u largua nga spitali. Ndërkohë materialet procedurale iu referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.
I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

grabitja e marketit ne yberisht

Sondazh

Poll