Aktualitet

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë/ Policia arreston 19-vjeçarin në Tiranë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni i koduar “Catch” u organizua në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.

9 Janar 2026, 11:51 Nga D.S
Plagosi bashkëmoshatarin me thikë/ Policia arreston 19-vjeçarin
Tiranë

TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni i koduar “Catch” u organizua në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.

19-vjeçari me iniciale E. R., ishte shpallur në kërkim që prej 23 nëntorit 2025. Uniformat blu bëjnë me dije se, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al 

plagosi bashkëmoshatarin me thikë policia arreston 19-vjeçarin tirane

Sondazh

Poll