Politike

"Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave!"/ Ministri i Financave: Kemi në dispozicion mbi 50 milionë euro për situatën e krijuar

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Ministri Malaj sqaroi se këto fonde përfshijnë shpenzime kapitale dhe financime për objekte apo projekte që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

9 Janar 2026, 09:25 Nga D.S
 
"Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në vend, nga të cilat rreth 30 milionë euro janë të parashikuara në programin e Emergjencave Civile.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Ministri Malaj sqaroi se këto fonde përfshijnë shpenzime kapitale dhe financime për objekte apo projekte që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Sipas Malajt, rreth 15 milionë euro janë alokuar për projekte parandaluese. Ai gjithashtu shtoi se, është planifikuar edhe një fond i kushtëzuar prej rreth 10 milionë eurosh, i cili do të menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në hartën e riskut.

“Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro, që janë shpenzime kapitale për programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve dhe projekte, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që  është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja.

Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Në total, nëse do të bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”, tha ai/Dosja.al 

ministri i financave

Sondazh

Poll