Politike

"Pse SPAK nuk heton rrëmbmin e Danielit?" Ahmetaj: S'ka tender që s'është orientuar

Ahmetaj thotë se nuk ka tender që të mos jetë i orientuar dhe nëse nuk do të ishte presioni i ndërkombëtarëve dhe dosja e Ballukut do të mbyllej.

8 Janar 2026, 23:43 Nga I.A

"Pse SPAK nuk heton rrëmbmin e Danielit?" Ahmetaj: S'ka

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vënë në pikëpyetje mos hetimin nga SPAK të rrëmbimit të Daniel Shimës. Në intervistën në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj thotë se nuk ka tender që të mos jetë i orientuar dhe nëse nuk do të ishte presioni i ndërkombëtarëve dhe dosja e Ballukut do të mbyllej.

"Shikojeni. Kjo është. Le t'i hyjmë, nuk kam manual. Debati im ka qenë dyfish për, këtë ta jap patjetër. Debati im për, për në raport me AKSHI-n kur kam qenë ministër i Financave kam qenë, ka qenë një, duhet planifikuar afatgjatë, dy, do manual real, jo të kërcejnë kostot nga shtatë herë. Po. Dhe një gjë tjetër, meqë po flasim për infrastrukturën kritike dhe për AKSHI-n, se e kaluam. Mirëpo, mund të më thoni si ka mundësi që zoti Dumani nuk heton brenda të njëjtës strukturë kriminale rrëmbimin e Danielit. Po mirë mo, po tallje me popullin shqiptar është kjo? Si ka mundësi mo? Danieli është rrëmbyer pasi është rrëmbyer Gerondi, në kohë. Po është e çuditshme. Unë po të isha në vend të tij nuk do guxoja ta bëja këtë, se një ditë do të dalin. Është e njëjta gjë si ai prokurori tjetër i SPAK-ut, që ne nuk e dimë kush ka qenë, por e dimë që s’ka qenë vëllai i kryeministrit. Le ta heqin njëherë vëmendjen partnerët nga SPAK-u. Nga këto fraza do dëgjoni pafund, për dosjet më të mëdha në botë. 16.000, 160.000 faqe, po deshe ti. Një i kaq shkasin. Për një muaj do ishte djegur, do ishte parashkruar tuneli. I llogaris. Për një muaj. Për një muaj," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj daniel shima

Sondazh

Poll