Politike

"502 forca në terren!"/ Ministri Vengu: 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civil ai tha se, se 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.

9 Janar 2026, 09:14 Nga D.S

"502 forca në terren!"/ Ministri Vengu: 460 persona të

Pirro Vengu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes ,Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civil ai tha se, se 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.

Sipas Vengut, rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës.

“Forcat e armatosura u angazhuan qe ditën e hënë. Kemi patur angazhimin 502 forca në terren dhe gjendjen ende ne terren. 80 mjete, fadroma, varka, 22 motopoma sidomos në zonat e banuara për të ndihmuar në evokimin e ujit, zjarrfikës dhe autoambulanca.

Forcat  armatosua janë të angazhuar në Shkodër, Lezhë, Kurvin, Durrës, Fier, Vlore, Delvinë dhe Gjirokastër për të mundësuar tre aspekte, përparësia siguria e jetës dhe ndihmesa e për evakuimin e ujërave dhe rikthimin e qytetareve në banesat e tyre.

Nga ana tjetër për sa i përket elementeve mbështetës për banorët e evakuuar, 460 gjendet te akomoduar në struktura shtetërore te tjerët janë në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës”, tha Vengu./Dosja.al 

ministria e mbrojtjes pirro vengu komitetin ndërministror të emergjencave civil

Sondazh

Poll