Politike

Moti i keq ndikoi në procesin mësimor/ Ministrja e Arsimit:Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

Në fjalën e saj në mbledhjen e Emergjencave Civil, ajo tha se,  bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit, kryesisht zona të thella, në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera.

9 Janar 2026, 09:25 Nga D.S
Moti i keq ndikoi në procesin mësimor/ Ministrja e Arsimit:Ja sa
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Në fjalën e saj në mbledhjen e Emergjencave Civil, ajo tha se, bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit si, në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera. Ajo theksoi se situata shfaqet më problematike kryesisht zona të thella. 

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.", tha Kumbaro./Dosja.al 

moti i keq ndikoi në procesin mësimor mirela kumbaro ministria e arsimit

Sondazh

Poll