Politike

Përmbytjet nga moti i keq/ Balluku: Akset kombëtare janë të gjitha funksionale

Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se akset rrugore kombëtare janë të gjitha funksionale.

9 Janar 2026, 09:05 Nga D.S
Përmbytjet nga moti i keq/ Balluku: Akset kombëtare janë të
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile pas situatës me motin e keq ditën e djeshme.Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se akset rrugore kombëtare janë të gjitha funksionale.

Sipas saj, mungesa e bimësisë në jug, e ka bërë më sfiduese situatën lidhur me zjarret. Ndër të tjera, zëvendëskryeministrja theksoi se, Aeroporti i Rinasit është funksional, vetëm ka pasur disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa situata është e menaxhuar, Porti i Durrësit është funksional.

“Akset rrugore janë të gjitha funksionale, i referohem akseve kombëtare. Ndërsa ka pasur problematika në akset rurale që mirëmbahen nga bashkitë. Ka pasur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve edhe rrugët që janë të konsoliduara ndër vite si Shkalla e Zezë nga Gjirokastra në Tepelenë. Fakti që kemi patur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie në jug e ka bërë sfiduese situatën për mirëmbajtjen e rrugëve.Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA, Aviacioni Civil kanë njoftuar se do ketë reshje edhe sot.

Dhe gjatë mesnatës sot presim agravim të reshjeve por kuoatat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën. Angazhim edhe nga bashkitë për të ndihmuar. Fakti që kemi pasur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie që gjithë zonën e jugut ka qenë më e vështirë, por gjithsesi puna ka vazhduar. Theksojmë  se në zonat ku ka prezencë ngrice dhe bore drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Aeroporti i Rinasit është funksional, kemi pasur vetëm disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa me reshje e shiut situata është e menaxhuar. Porti i Durrësit funksional, sot në Ultësirën perëndimore presim rritje të shpejtësisë së erës çka do ta bëjë të vështire lundrimin”, tha Balluku./Dosja.al 

belinda balluku

Sondazh

Poll