Politike

Ahmetaj: Rama e ka “shqepur në para” Karlo Bolinon, i fali tokën e kompensuar me 2.9 mln euro

Sipas tij, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.

8 Janar 2026, 22:46 Nga I.A

Ahmetaj: Rama e ka “shqepur në para” Karlo Bolinon, i fali

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mediat që e mbështesin shpërblehen financiarisht, ndërsa kundërshtarët goditen. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur Karlo Bolinos një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro.

Sipas tij, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.

 “Ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon.

Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo?," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll