Politike

"Qeveria është shpura e tij te ish-Bashkia e Tiranës"/ Ahmetaj: Partia Socialiste ka vdekur

Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

8 Janar 2026, 21:47 Nga I.A
"Qeveria është shpura e tij te ish-Bashkia e Tiranës"/
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual përfaqëson në thelb ish-Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

"Se është futur shumë thellë. Ky njeri nuk ka ardhur, dhe këtu ia ka dalë t'i gënjejë të gjithë, përveç shpurës së vet të ish-Bashkisë së Tiranës. Po ta shohësh sot, qeveria është ish-bashkia e Tiranës dikur, të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një, të gjithë.

Ku është Partia Socialiste? S'ekziston Partia Socialiste. Çfarë lidhje ka Piro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me Partinë Socialiste? Ka qenë te tenderat e ANTA-s, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër?

Çfarë ka ndodhur me parlamentin, një nga shtyllat e shtetit? Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën e të majtës, e Partisë Socialiste. Mua më vjen keq se është socialisti kokëulur dhe është kupola e Partisë Socialiste. Ka një grup që janë rrogëtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje. Kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendosur të heshtin. Ka dhe një grup, jo të vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga solare, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra unë fola për Partinë Socialiste. Fatkeqësisht ka vdekur dhe ata dy-tre njerëz normal, përtej çdo lloj afere. Ke dëgjuar njeri ti të dali dhe të flasë? Ore do ishte normale," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll