Politike

"Agaçi koordinator i korrupsionit"/ Ahmetaj: Ende s’keni parë skemën ‘5ER’ të plaçkitjes së Shqipërisë

Ahmetaj u shpreh se sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi është koordinatori i korrupsionit në qeverinë Rama.

8 Janar 2026, 22:37 Nga I.A

"Agaçi koordinator i korrupsionit"/ Ahmetaj: Ende s’keni

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se, shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ që ka zhvatur shqiptarët. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi është koordinatori i korrupsionit në qeverinë Rama.

"Patjetër mo, e pranoi. Po i ke SMS që ka, jepja këtij, jepja atij, bëja këtij, bëja atij, domethënë. Tashi, do ndalojë së drejtuari më Altin Dumanit? Nuk ke drejtoje më Altin Dumanit. Altin Dumani, dëmin që ka ndodhur në orën e tij, është diku ke 14-15 miliardë. Dakord? Tashi do shohim çfarë do ndodhi. Po për turp tuaj vazhdoni merreni me mua ore, merreni me Kelis. Po. Se çfarë do merrni më? Po, po, siç i thotë edhe ajo zonja do të çojë te vendi i, më falni shqiptarët. Pra, po AKSHI-i? AKSHI-i është maja e ajsbergut. Maja e ajsbergut. Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut. 

Unë nis me variantin 5D. Po. Vazhdoj me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER. Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë. Dhe njëherë i ftoj qytetarët, marrin hartën e Shqipërisë, ta shohin ku ka ngelur pa u dhënë kujt do ky. Dhe çfarë bëjnë ca oligarkë e media? E di çfarë i thonë apo jo? Më falni shqiptarët, i kërkoj të falur pafund. I thotë, i thonë, ej, po çfarë? Varja mo i thonë këtij, një nga, një grup i këtyre nga 15-16. Shqiptarët, më falin shqiptarët, më falni zonja. Shqiptarët janë, popull bën qejf. A varja më Amerikës. Varja më Amerikës, ec përpara. Pse? Se këta i quan kongresi enablers. Enablers janë këta operatorët, aksionerët që grabisin Shqipërinë. Dhe këta sigurisht që duan të vazhdojnë të grabisin, ama po vjen historia që do merremi, do merren institucionet, po pastrohen. Me enablers, me aksionerët, me aksionerët, e 15-16 me kokrra janë. I ke aty," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj engjëll agaçi

Sondazh

Poll