Politike

Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në konferencën e fundvitit!

8 Janar 2026, 22:12 Nga I.A
Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në konferencën e
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar biznesmenët para se të fitonin tenderat nga Belinda Balluku, për t’i kërkuar Altin Dumanit të marrë të pandehur kryeministrin.

Kush je ti? Kush je ti që merresh me konkurencën? Që cakton ku do shkojnë paratë e shqiptarëve. Ti cakto buxhetin e shtëpisë tënde, ky është buxheti i shqiptarëve. Pse nuk e merr Altin Dumani të pandehur atë?” pyeti Ahmetaj.

Kryeministri Rama përmendet në bisedat mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi si personi që kishte dhënë porosi për të ndarë tenderat mes biznesmenëve. Ndërkohë sipas Ahmetajt, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve ndahen rregullisht me porosi të kryeministrit mes 15 biznesmenëve të lidhur me të.

“Kam një sfidë për shqiptarët, për ju gazetarët. Merrni hartën e Shqipërisë dhe gjeni një projekt që është jashtë 15 oligarkëve dhe gjeni një gjë që e ka dhënë ky jashtë interesit të vet. Merr jugun, dhënë atij atij atij, merr Shqipërinë e mesme. Të gjitha me ligjin e investimeve strategjike. Merreni dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese, u bë për 5 vjet. Por ky e përdor për të çuar prona shtetërore aty ku i do qejfi këtij, pa tender, pa garë. Ky është frymëzimi që thotë ndonjë në Bruksel, që “Shqipëria është frymëzim?” u shpreh Ahmetaj.

Sondazh

Poll