Politike

"I kërkoj të falur"/ Ahmetaj: Ditmiri më ka thënë, ky ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar

Ahmetaj tha se paraja e drogës ka larguar dhe e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri.

8 Janar 2026, 21:40 Nga E.d
"I kërkoj të falur"/ Ahmetaj: Ditmiri më ka
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar falje ish-ministrit Ditmir Bushati, që nuk e ka dëgjuar fjalën e tij. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se Bushati i ka thënë dikur se Rama ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar.

Ndërsa shtoi, se Rama ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Ahmetaj tha se paraja e drogës ka larguar dhe e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Në fund, ai tha se Shqipëria e frikës dhe Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës,

"Edhe një herë më fal. 100%. Tashi do përmend ish-kolegun. Unë haja drekë në zyrë, që ta dish, në tryezë të punës haja drekë. E dinë të gjithë ata që kanë punuar me mua. Edhe më vjen, i kërkoj ndjesë mikut tim me Ditmirin Bushatin, kam një histori të gjatë, në fakt, edhe prezentimin e parë në Partinë Socialiste, praktikisht e kemi gati rrugëtim të përbashkët. Mendoj që i kam bërë mirë Partisë Socialiste, po siç i erdhën punët Ditmirit që dhe ai kaloi në genocid, ndoshta i kam bërë keq, e kam prezantuar jo me Partinë Socialiste, po me Edi Ramën.  Dhe më thotë, është gjallë Ditmiri, nuk e di ku është tashmë. Thotë, epo, u bëre zv/kryeministër u forcove. I thashë, ore djalë, unë e di çfarë po ndodh me mua.

Unë jam në lojë shtesë, po unë këtu nuk jam për kreun e organizatës. Unë u bëra, hyra nga e para sërish në qeveri për qytetarët që ishin në rrugë. Unë e di çfarë rruge kam. Unë e di çfarë po ndodh. Dhe ma ka kujtuar në Shqipëri kur ika nga zëvendëskryeministër. Dhe e dyta i kërkoj të falur. Unë dy të falura kam përpara shqiptarëve, kam shumë, në raport me gjithë gjënë. Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? I thashë, u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën time të vogël aty, ministër Shteti, e ka thënë, të lutem, bëje se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë. Po, le t'i mohojë sa të dojë.

Te zyra e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirin se më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. A kam pranuar? Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por, ndër vite pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve.

Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Kur ju thoni s'ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjithë të këqijave në atë vend. Që nga deformimi i ekonomisë, që nga deformimi social, që nga deformimi kulturor, që nga deformimi politik, ë, që nga emigracioni. A e di, ka ardhur koha aty që të dëgjosh, është jashtë mode që të mos të kesh ndonjë në krah, ndonjë kartel droge ose mos të merresh me drogë, për ta ndisur vendin, sepse kjo, kjo është Shqipëria e gjithë neve? Jo mo, nuk është kjo Shqipëria ime. Kjo Shqipëri i përket Edi Ramës. Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll