Aktualitet

Moti i keq në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët në përballimin e motit ekstrem

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE, shprehet se është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionet dhe imazhet relevante nga sateliti Copernicus.

8 Janar 2026, 18:29 Nga E.d
Moti i keq në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të
Foto ilustruse

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reguar, në lidhje me situatën e krijuar në vend, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE, shprehet se është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionet dhe imazhet relevante nga sateliti Copernicus.

Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për popullin shqiptar, në përballimin e motit ekstrem. Kjo duke përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit.

''Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Operacionet e Ndihmave Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionet dhe imazhet relevante nga sateliti Copernicus.

Bashkë me Shtetet Anëtare, BE-ja është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, duke përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit.'' shkruan delegacioni./Dosja.al

be delegacion mot i keq

Sondazh

Poll