Aktualitet

Lumi Vjosë del nga shtrati! Bllokohet aksi i vjetër rrugor që lidh Fierin me Vlorën, policia devijon qarkullimin e automjeteve

Në kuadër të kësaj, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë.

8 Janar 2026, 16:56 Nga E.d
Lumi Vjosë del nga shtrati! Bllokohet aksi i vjetër rrugor që
Foto ilustruse

FIER- Aksi i vjetër rrugor që lidh Fierin me Vlorën është bllokuar për shkak të pranisë së ujit. Kjo situatë është krijuar, pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në kuadër të kësaj, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë.

Kjo do të vijojë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i përmbytur. Policia ka vendosur postbllok në këtë zonë, për të ndaluar kalimin si dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve./Dosja.al

fier vlora mot i keq

Sondazh

Poll