Aktualitet

Ambasada e SHBA Tiranë iu bën thirrje shtetasve amerikanë: Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, tregoni kujdes

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, të tregojnë kujdes të shtuar.

8 Janar 2026, 16:18 Nga E.d
Ambasada e SHBA Tiranë iu bën thirrje shtetasve amerikanë:
Foto ilustruse

TIRANË- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas situatës me motin e keq që ka mbërthyer vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, të tregojnë kujdes të shtuar.

Në mesazhin e saj thuhet se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve. Kjo për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut./Dosja.al

shba ambasada shqipëri

Sondazh

Poll