Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takohet me Brahon: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

Ky takim është zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

8 Janar 2026, 18:06 Nga E.d
E Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takohet me Brahon: SHBA mbështet
Foto ilustruse

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me kreun e  ri të SPAK, Klodjan Braho dhe Kreun e BKH Joni Keta. Ky takim është zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi Nancy VanHorn ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, në përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. VanHorn përcolli mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, në luftën kundër karteleve të drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. 

Postimi i plotë

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar./Dosja.al

shba nancy vanhorn klodjan braho

Sondazh

Poll