Aktualitet

Protesta në Durrës/ Protestuesit dhe dy deputetë të PD, tentojnë të hynë në ambientet e Bashkisë

Protesta ka nisur ditën e sotme nën slaganin  “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”. 

8 Janar 2026, 17:50 Nga E.d
Protesta në Durrës/ Protestuesit dhe dy deputetë të PD,
Foto ilustruse

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë, pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet masive. Një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta ka nisur ditën e sotme nën slaganin “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”.  Protestuesit e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut dhe kanë vazhuar, marshimin  e tyre drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet. Ndërsa shtojnë se dëmet materiale, si pasojë e kësaj situate janë të konsiderueshme./Dosja.al

durrës arjan ndoja oerd bylykbashi

Sondazh

Poll