Aktualitet

Kosova është e mbuluar nga bora/ Ambasadori Malaj: Automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi 

Ai tha se për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve.

8 Janar 2026, 14:08 Nga E.d
Kosova është e mbuluar nga bora/ Ambasadori Malaj: Automjetet
Foto ilustruse

KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt Kosovës, të tregojnë kujdes të shtuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj u shpreh se është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.

Ai tha se për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve. Në fund, amabsadori Malaj tha që të gjithë udhëtarët duhet të planifikojnë udhëtimin me përgjegjësi dhe ta shijojnë Kosovën në mënyrë të sigurt.

Postimi i ambasadorit Petrit Malaj

Jemi në dimër dhe Kosova është e mbuluar nga bora. Shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës. Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën! Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes: Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.

Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve. Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt. Mirë se vini dhe udhëtim të mbarë!/Dosja.al

petrit malaj kosovë goma dimri

Sondazh

Poll