Aktualitet

Shembet masivi i dheut në Shëngjergj të Tiranës/ Izolohet i gjithë fshati

Bëhet me dije se, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa mundësi qarkullimi.

8 Janar 2026, 13:14 Nga D.S
Shembet masivi i dheut në Shëngjergj të Tiranës/  Izolohet i
FOTO NGA VENGJARJA

TIRANË- Një masiv i madh dheu është shkëputur në zonën e Shëngjergjit në Tiranë. Kjo situatë ka sjellë bllokim të plotë në rrugën kryesore që lidh fshatin me kryeqytetin. Bëhet me dije se, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa mundësi qarkullimi.

Nga pamjet duket se masivi ka bllokuar komplet rrugën, ndërsa banorët kanë deklaruar se autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar as për të parë nga afër gjendjen dhe nuk kanë dërguar asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës. Ata shprehen se izolimi i zonës krijon vështirësi serioze për furnizimin apo në lëvizje emergjente./Dosja.al

masiv dheu ne shengjegj te tiranes tirane shengjergj permbytje

Sondazh

Poll