Aktualitet

EMRI/ Përmbytjet në Durrës, shënohet viktima e parë nga moti i keq

Mësohet se është gjetur i pajetë nga polumbarët e RENEA-së, 54-vjeçari me iniciale A.H.

8 Janar 2026, 11:45 Nga I.A
EMRI/ Përmbytjet në Durrës, shënohet viktima e parë nga
Foto Ilustruese

DURRËS- Viktima e parë nga moti i keq në vendin tonë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se është gjetur i pajetë nga polumbarët e RENEA-së, 54-vjeçari me emrin Astrit Hysenaj. Hysenaj është marrë nga rrjedha e ujit dhe është gjetur pranë kanalit kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit./Dosja.al

përmbytje në durrës moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll