Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë nga Interpoli/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit në Gjermani

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 të vitit 2025, rezultoi se personi me iniciale I.D., ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

8 Janar 2026, 09:47 Nga D.S
I shpallur në kërkim për drogë nga Interpoli/ Prokuroria e
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të 'Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike', të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 të vitit 2025, rezultoi se personi me iniciale I.D., ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Sipas të dhënave rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Sipas urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, veprimtari kjo që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave të faktuara të personit me iniciale I.D. dhe familjarëve të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera nga ky person dhe familjarët e tij dhe dyshohet se vjen nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në përfundimin se I.D. dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për të cilat kërkon konfiskimin si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

– Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

– 2 “poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’./Dosja.al 

prokuroria pranë gjykatës së shkallës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm tiranë interpol

Sondazh

Poll