Politike

“Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër”/ Lapaj: M’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe...

Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në politikë dhe në strukturat qeverisëse.

7 Janar 2026, 22:25 Nga E. D
“Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër”/ Lapaj:
Edi Rama, Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zbuluar se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar. Duke folur në studion e News24, Lapaj tha se në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për tu bashkuar me qeverinë.

Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në politikë dhe në strukturat qeverisëse. Ai shtoi se, sipas tij, qëllimi i vërtetë i kësaj oferte ishte politikisht i kalkuluar.

“Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë. Nëse do të shkoja atje, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do të mund t’i shihja prindërit e mi në sy. Pas gjashtë muajsh do të ishim hedhur jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na nxirrnin jashtë,” deklaroi Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj edi rama

Sondazh

Poll