Politike

Rama 'gjen' shkakun e përmbytjeve: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

Me anë të një postimi në X, Rama ia ka faturuar fajin qytetarëve, duke postuar një foto nga një grumbull mbeturinash në Shkozetë. 

7 Janar 2026, 14:09 Nga I.A
Rama 'gjen' shkakun e përmbytjeve:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur shkakun e përmbytjeve nga shirat këto ditë. Me anë të një postimi në X, Rama ia ka faturuar fajin qytetarëve, duke postuar një foto nga një grumbull mbeturinash në Shkozetë. 

Postimi i Plotë:

Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…

edi rama

Sondazh

Poll