Politike

Mbledhja e Komitetit të Emergjencave në Durrës/ Vengu: 5 skuadra do të shkojnë në zonën e kënetës, rreziku nuk ka kaluar në Nënshkodër

Gjatë një prononcimi për mediat, Vengu u shpreh se hidrovoret janë në funksionim të plotë, madje është aktivizuar edhe hidrovori i vjetër.

7 Janar 2026, 17:59 Nga E.d
Mbledhja e Komitetit të Emergjencave në Durrës/ Vengu: 5 skuadra
Pirro Vengu

DURRËS- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, se është krijuar një grup edhe me ekspertë të ujësellës. Gjatë një prononcimi për mediat, Vengu u shpreh se hidrovoret janë në funksionim të plotë, madje është aktivizuar edhe hidrovori i vjetër.

Ai tha se 5 skuadra do të shkojnë shtëpi më shtëpi në zonën e kënetës. Ministri pohoi se rreziku nuk ka kaluar në Nënshkodër, ndërsa në fshatin Obot ka përforcime sepse ka prezencë uji në zonat bujqësore, por jo në ato të banuara. 

‘Kemi krijuar një grup edhe me ekspertë të ujësellës edhe me ndihmë të bashkive të tjera dje dhe një grup forcash civile dhe ushtarake në 5 zona ku kemi ende prezencë uji në banesa. Prioriteti janë njerëzit dhe zonat e banura. Elementi i dytë ka të bëj me shbllokimin e kalanve të ujërave të larta. Hidrovovet janë në funksionim të plotë madje ne kemi aktivizuar edhe hidrovorin e vjetër. 

5 skuadra do të shkojnë shtëpi më shtëpi në zonën e kënetës dhe do të jemi në terren që skuadra shkon aty ku është nevoja. Nuk ka kaluar rreziku në Nënshkodër, në Obot kemi përforcime sepse ka prezencë uji në zonat bujqësore, por jo në ato të banuara. Kemi shumë prurje në Vjosë që vjenë nga Greqia, kemi përforcime edhe në argjinatura. Është një natë shumë dinamike ', tha Vengu./Dosja.al

durrës pirro vengu mbledhje

Sondazh

Poll