Politike

Rama mbledh qeverinë të premten! Çfarë pritet të diskutohet në takimin e parë me kabinetin për 2026-ën

Takimi do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.

7 Janar 2026, 16:26 Nga E. D
Rama mbledh qeverinë të premten! Çfarë pritet të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të premten më 9 janar, në Tiranë. Bëhet me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.

Takimi pritet të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë. Siç raportohet, ky takim do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti./Dosja.al

 

edi rama qeveria tirane

Sondazh

Poll