Politike

Moti i keq/ Rama: Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri dhe në ndihmë të qytetarëve

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shërbimet e policisë rrugore janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve. 

7 Janar 2026, 16:00 Nga E.d
Moti i keq/ Rama: Policia e Shtetit vijon të jetë në
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të punonjësve të policisë, të cilët po monitorojnë trafiku. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shërbimet e policisë rrugore janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve. 

“Policia e Shtetit gjithashtu vijon të jetë në gatishmëri. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve”,- shkruan Rama në Facebook./Dosja.al

edi rama moti i keq policia

Sondazh

Poll