Aktualitet

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

7 Janar 2026, 16:08 Nga E.d
Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh,
Foto ilustruse

DIBËR- Aksi nacional Burrel - Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirësohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane./Dosja.al

rreshje shiu burrel - rrëshen dibra

Sondazh

Poll