Aktualitet

Kaos nga moti i keq në Gjirokastër/ Çarje rrugësh e rrëshqitje dherash, bllokohen katër lagje të qytetit

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, janë izoluar lagjet Manalat i Parë, Manalat i Dytë, Cfakë dhe Dunavat, ndërsa qarkullimi rrugor drejt këtyre zonave është vështirësuar.

7 Janar 2026, 15:43 Nga E. D
Kaos nga moti i keq në Gjirokastër/ Çarje rrugësh e
pamje nga vendngjarja

GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në Gjirokastër. Bëhet me dije se janë bllokuar rrugën që lidh katër lagje të sipërme të qytetit.

Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së dherave, janë izoluar lagjet Manalat i Parë, Manalat i Dytë, Cfakë dhe Dunavat, ndërsa qarkullimi rrugor drejt këtyre zonave është vështirësuar. Siç shihet edhe në pamje, rrëshqitja e dherave dhe një pjesë e kodrës, e cila ka rënë kanë zënë aksin rrugor./Dosja.al

gjirokastër

Sondazh

Poll