Aktualitet

Grabitje miliona dollarëshe në Misano/ Dy shqiptarë nën hetim nga policia italiane

Gjithçka nis nga një zjarrvënie e qëllimshme, por përfundoi duke u përqendruar te një kasafortë e zbrazur dhe një vjedhje me vlerë mbi një milion euro, e kryer në Misano të Italisë në vitin 2023, kur nga një apartament u vodhën para cash dhe 25 orë luksoze.

7 Janar 2026, 11:15 Nga D.S
Grabitje miliona dollarëshe në Misano/ Dy shqiptarë nën
foto e kasafortes

ITALI- Dy shqiptarë, përkatësisht 44 dhe 24 vjeç janë në hetim nga policia italaine pasi dyshohet se vodhën para cash dhe 25 ora luksoze. Gjithçka nis nga një zjarrvënie e qëllimshme, por përfundoi duke u përqendruar te një kasafortë e zbrazur dhe një vjedhje me vlerë mbi një milion euro, e kryer në Misano të Italisë në vitin 2023, kur nga një apartament u vodhën para cash dhe 25 orë luksoze. Mediat italiane shprehen se, kjo përbën pikën e kthesës së hetimit të kryer nga autoritetet dhe nga Prokuroria e Riminit.

Zanafilla e ngjarjes

Hetimi nis nga djegia e tre automjeteve në Cattolica, e ndodhur në janar 2024. Flakët shkatërruan tre makina të parkuara në rrugë, të gjitha të lidhura me familjen e zgjeruar të ish-bashkëshortes së një 44-vjeçari shqiptar, i cili që në fillim u bë i dyshuari kryesor.

Sipas hetuesve, zjarrvënia lidhet me një kontekst tensionesh të rënda familjare, të shënuara nga denoncime, masa gjyqësore dhe akuza për përndjekje ndaj gruas. 44-vjeçari është nën hetim edhe për përndjekje, për një sërë sjelljesh që dyshohet se i kanë shkaktuar ish-bashkëshortes një gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme, deri në pikën që ajo u detyrua të ndryshonte zakonet e jetës, banesën dhe vendin e punës.

Armë dhe prova të reja

Gjatë hetimeve doli në pah edhe një element tjetër: gjetja e një pistolete gjysmë-automatike Beretta, që 44-vjeçari dyshohet se e mbante dhe e fshihte ilegalisht. Ky fakt hapi një tjetër front hetimor dhe e rëndoi më tej pozitën e tij penale.

Por kthesa e vërtetë erdhi me kontrollet dhe bastisjet. Gjatë tyre, karabinierët sekuestruan një telefon celular në përdorim të 24-vjeçarit shqiptar. Brenda pajisjes u gjetën foto dhe video të një kasaforte, pamje që tërhoqën menjëherë vëmendjen e hetuesve. Nuk bëhej fjalë për imazhe rastësore, por për materiale që – sipas Prokurorisë, dokumentonin fazat pasuese të një vjedhjeje shumë të madhe.

Vjedhja e madhe në Misano

Falë këtyre pamjeve, hetuesit arritën te një grabitje e madhe e ndodhur natën e dhjetorit 2023 në Misano Adriatico. Sipas akuzës, një grup i përbërë nga 44-vjeçari, 24-vjeçari dhe bashkëpunëtorë të tjerë ende të paidentifikuar, u futën në një banesë private, duke vjedhur një kasafortë, e cila më pas u hap në një vend tjetër.

Brenda saj ndodhej një plaçkë jashtëzakonisht e madhe: 25 orë me vlerë shumë të lartë, me një vlerë totale të vlerësuar 913 mijë euro, si dhe 120 mijë euro para cash. Dëmi i përgjithshëm kalon 1 milion e 300 mijë euro.

Vendimi i gjykatës

Duke marrë parasysh rëndësinë e fakteve, vlerën e jashtëzakonshme të plaçkës së vjedhur dhe profilin e personave të përfshirë, Prokuroria e Riminit kërkoi masë sigurie arrest me burg, duke vlerësuar se ekzistonin si dyshime të forta, ashtu edhe nevoja për masa parandaluese. Megjithatë, gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) e refuzoi kërkesën.

Prokuroria e kundërshtoi këtë vendim duke paraqitur ankesë në Gjykatën e Rishikimit në Bolonja, duke këmbëngulur veçanërisht te rëndësia qendrore e vjedhjes së kasafortës, e cilësuar si një nga më të rëndësishmet e viteve të fundit në zonë. Seanca para Gjykatës së Rishikimit u mbajt më 18 dhjetor. Tani pritet vendimi i gjyqtarëve, të cilët duhet të përcaktojnë nëse do të pranojnë ankesën e Prokurorisë dhe të vendosin masat e kërkuara të sigurisë, apo nëse do të konfirmojnë refuzimin e dhënë më herët./Dosja.al 

grabitje miliona dollarëshe në misano

Sondazh

Poll