Aktualitet

Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë/ Dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa, dëshmia: Më ngacmonte gruan

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar të vitit 2025, ku Xhemal Meta u gjet i pajetë në banesën e tij nga një tjetër fqinj i tiji.

7 Janar 2026, 12:58 Nga D.S

Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë/ Dënohet me 25

Autori Isuf Hasa dhe viktima, Xhemal Meta

TIRANË-  Isuf Hasa, i cili vrau me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta është dënuar me 25 vite burg. Sipas Gjykatës së Tiranës, vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij datë 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar të vitit 2025, ku Xhemal Meta u gjet i pajetë në banesën e tij nga një tjetër fqinj i tiji. Në gjykatë Isuf Hasa ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar se shkak ka qenë, pasi sipas tij, se viktima i ngacmonte gruan.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës

Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H.,

Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara  në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon: Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale; U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.12.2025.

Si ndodhi ngjarja ?

Vrasja e 81 vjeçarit Xhemal Meta, nga goditja me çekiç në kokë, janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka pasur si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit.

Para hetuesve Isuf Hasa ka treguar se jashtë banesës së fqinjit ka gjetur një çekiç që e ka futur nën xhup. Më pas, ata kanë konsumuar bashkë një kafe për 15 minuta, e teksa kanë dalë jashtë, Meta para dhe Hasa pas, ai e ka qëlluar në kokë duke e shembur në tokë. Pasi ka pritur 2-3 minuta, 64 vjeçari ka marrë edhe portofolin e viktimës dhe ka shkuar tek kafja e fshatit, ku ka pirë një kafe dhe një dopjo raki, para se të merrte furgonin për në kryeqytet./Dosja.al 

isuf hasa vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë

Sondazh

Poll