Aktualitet

Moti i keq në Elbasan/ Llatja: Të gjitha ekipet e ASHP-së ndodhen në terren, 24 orët në vijim do të shoqërohen me reshje intensive

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ka bërë me dije se 24 orët në vijim pritet të shoqërohen me reshje intensive. 

6 Janar 2026, 16:03 Nga E.d
Moti i keq në Elbasan/ Llatja: Të gjitha ekipet e ASHP-së ndodhen
Foto ilustruse

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit po përballet me një mot të keq dhe rreshje shiu intensive. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ka bërë me dije se 24 orët në vijim pritet të shoqërohen me reshje intensive. 

Llatja shkruan se të gjitha ekipet e ASHP-së, në qytet dhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme emergjente. Ai deklaroi se ekipet në fshat po shpërndajnë skorje në rrugët malore, për shkak të ngricave që priten në ditët në vijim. Në fund, iu bëri thirrje banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre orëve. 

“Pas 24 orësh reshje shiu të pandërprera, situata në territorin e Bashkisë Elbasan paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Të gjitha ekipet e ASHP-së, në qytet dhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme emergjente. Aktualisht, ekipet në fshat po shpërndajnë skorje në rrugët malore, për shkak të ngricave që priten në ditët në vijim.

Po monitorohen vazhdimisht prurjet e Lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës, të cilat ndodhen ende në kuota normale. Në qytet po mbahen nën kontroll kolektorët, për të shmangur bllokimet nga inertet e sjella nga reshjet. Sipas parashikimeve, 24 orët në vijim priten të jenë me reshje edhe më intensive, ndaj kujdesi do të jetë i shtuar.” shkruan Llatja./Dosja.al

 gledian llatja ashp elbasan

Sondazh

Poll