Aktualitet

Dokumente false dhe kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse në Rinas

Nga ekzaminimi laboratorik u konfirmua se dokumentet ishin false, duke çuar në sekuestrimin e 6 pasaportave.

6 Janar 2026, 15:21 Nga E.d
Dokumente false dhe kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme 6 kinezë dhe një bjelloruse në Rinas. Ata u arrestuan nga policia, pasi tentuan të hynin në territorin vendas me pasaporta të Hong Kongut të falsifikuara. Nga ekzaminimi laboratorik u konfirmua se dokumentet ishin false, duke çuar në sekuestrimin e 6 pasaportave.

Ndërsa një 45-vjeçare, me shtetësi bjelloruse u ndalua për kontroll të thelluar për shkak të dyshimeve mbi qëllimin e udhëtimit. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve iu gjetën dhe sekuestruan mallra për qëllime estetike, si botox dhe fillera.

Për të cilat kërkohen kushte të posaçme transporti dhe licencë e veçantë posedimi dhe përdorimi, dokumente që ajo nuk i dispononte. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Njoftimi i policisë

Kontrollet e Policisë Kufitare në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Rinas, kanë çuar në goditjen e 6 rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 rasti kontrabande.

Si rezultat i verifikimeve, u arrestuan në flagrancë 6 shtetas kinezë, të dyshuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Në pranga ranë M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. ë., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, ë. Zh., 38 vjeç dhe G. H., 43 vjeçe. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këta shtetas paraqitën pasaporta të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara. Nga ekzaminimi laboratorik u konfirmua se dokumentet ishin false, duke çuar në sekuestrimin e 6 pasaportave.

Ndërkohë, një tjetër rast u evidentua në hyrje të vendit. Shtetasja A. ë., 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, u ndalua për kontroll të thelluar për shkak të dyshimeve mbi qëllimin e udhëtimit. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve iu gjetën dhe sekuestruan mallra për qëllime estetike, si botox dhe fillera, për të cilat kërkohen kushte të posaçme transporti dhe licencë e veçantë posedimi dhe përdorimi, dokumente që ajo nuk i dispononte. Në vijim, shtetasja bjelloruse u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”./Dosja.al

rinas 6 kinezë bjelloruse

Sondazh

Poll