Aktualitet

Uji ‘pushton’ Durrësin/ Evakuohen mbi 40 familje, Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren

Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha. 

6 Janar 2026, 15:08 Nga E. D
Uji ‘pushton’ Durrësin/ Evakuohen mbi 40 familje, Emergjencat
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.

Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, duke shkaktuar situata shqetësuese në disa qytete./Dosja.al

moti i keq durres

Sondazh

Poll