Ashensorë pa kontroll? ISHM ngre alarmin: Siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të p&eum...
Sipas njoftimit të policisë, i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’.

VLORË- Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të policisë, i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit uniformat blu, sekuestruan një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një thikë. Ndërkohë , materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shops”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës.
Vodhi në disa dyqane, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
• K. L., 22 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa rasteve vjedhjesh në disa dyqane në qytetin e Vlorës, konkretisht:
• Më datë 01.01.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “24 Maji”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “29 Nëntori”, ka vjedhur një dyqan tjetër.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të p&eum...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek gjinekolog pasi ka ushtruar dhunë ndaj një kryeinfermiereje...
Foto Ilustruese GRAMSH- Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Gramsh për një plagosje me sende të forta. M&eum...
Aeroporti "Nënë Tereza" TIRANË- Aeroporti "Nënë Tereza" ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosfe...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Drejtues...
IEVP DURRËS DURRËS- Përmbytjet e ditës së sotme në Durrës kanë prekur edhe IEVP-në e Durrësit ku mbahet k...
DURRËS- Uji i bekuar, moti i keq dikton për herë të parë anulimin e ceremonisë, të paktën në dy dekadat e fu...
Permbytje DURRËS- Një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës është përmbytur, konkretisht...
Foto Ilustruese Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemis...
Pasagjerët në urban TIRANË- Dy autobusë të urbanëve të Tiranës, pësuan defekt në mes të rrug&eu...