Aktualitet

Fluturime të anuluara dhe vonesa/ Moti i keq 'prek' Rinasin! Aeroporti apel qytetarëve

Në një njoftim zyrtar për qytetarët thuhet se, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

6 Janar 2026, 12:19 Nga D.S
Fluturime të anuluara dhe vonesa/ Moti i keq 'prek' Rinasin!
Aeroporti "Nënë Tereza"

TIRANË- Aeroporti "Nënë Tereza" ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre të operimit.

Në një njoftim zyrtar për qytetarët thuhet se, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport. Ndërsa u bën thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.

Njoftimi për pasagjerët:

"Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime. Faleminderit për mirëkuptimin."/Dosja.al

aeroporti nene tereza fluturime te anuluara per shkak te motit rinas

Sondazh

Poll