Aktualitet

Anulohet ceremonia e hedhjes së kryqit për shkak të motit/ Per herë të parë në dy dekada, kryqi nuk do të hidhet në Adriatik

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pagëzimin e Zotit Jezus Krisht dhe me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën Apostull Pavli dhe Shën Asti të Durrësit.

6 Janar 2026, 11:18 Nga D.S

Anulohet ceremonia e hedhjes së kryqit për shkak të motit/ Per

DURRËS- Uji i bekuar, moti i keq dikton për herë të parë anulimin e ceremonisë, të paktën në dy dekadat e fundit. Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pagëzimin e Zotit Jezus Krisht dhe me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën Apostull Pavli dhe Shën Asti të Durrësit.

Në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në kishë, ishte parashikuar që Kryepiskopi të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik në port, por për shkak të motit ky rit nuk do të zhvillohet./Dosja.al 

kryepiskopi joan uji i bekuar moti i keq

Sondazh

Poll