Ndarje e re administrative? Bashkim Fino: Korrigjime po, nëse PD pranon 4 rajonet (VD)
15 Shkurt 2020, 07:54Nga DOSJA
Jo vetëm që reforma territoriale nuk ka dështuar, siç Lulzim Basha pretendon, por ajo është reforma më historike e viteve të fundit. Kështu shprehet në një intervistë për A2 ish udhëheqësi i saj, Bashkim Fino, duke sfumuar indirekt edhe reformën në drejtësi.
“Unë mendoj se kjo ishte reforma më historike dhe më e mirë që është bërë për shqiptarët këto vitet e fundit. Është një reformë që do t’i rezistojë kohës”, shprehet Fino.
Kur vjen fjala te menaxhimi i territorit, Fino mendon se duhet të ndiqet praktika e brendshme e socialistëve, të ndarjes në 4 rajone.
Kalimi nga qarku në rajone, kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, pra 94 vota. Mazhoranca ka treguar në disa raste se këtë numër kartonësh e ka tejkaluar falë opozitarëve të rinj. Çfarë e pengon ta ndërmarrë këtë nismë?
“Nuk mendoj se duhet marrë ndonjë nismë në këto momente dhe ne nuk kemi ndonjë nxitim për të bërë pa qenë edhe opozita. Edhe atëherë, kjo reformë e ka marrë aprovimin e opozitës në mënyrë indirekte për të bërë reformën territoriale”, thekson Fino.
Nga A2, Fino i thotë Bashës, se nëse kërkon rishikim të bashkive kjo do të shkojë krah për krah me idenë e rajoneve.
“Unë do t’i thosha Bashës të na tregojë dështimin e reformës, të na tregojë dështimin e të gjitha bashkive”, thotë Fino.
Reforma administrative territorial u miratua në vitin 2014 me votat e PS, LSI dhe PDIU, ndërkohë që demokratët e braktisën komisionin e posaçëm parlamentar që drejtohej nga Fino.
Besoj që keni mundur të vini re që Edi Rama është një burrë i qetë, me tone të qeta, dhe që bën figurë të mirë. Hera e fundit që u pa ishte në studion e Bruno V...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se të gjithë ata që kanë burime të paligjshme të ardhurash të f...
GJERMANI- Gjatë vizitës së tij në Gjermani, në kuadër të Konferencës së donatorëve që do të mbahet më datë 17 shkurt në Bruksel, Rama është takuar dhe me Mark Z...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali komentoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i ftuar në emisionin “Opinion” i pyeti gazetarët nëse k...
TIRANË– Problemi i trafikut në Tiranë vijon të jetë shqetësues për qytetarët. Në ditët me shi krijohet kaos në trafik, duke vështirësuar dhe qarkullimin e ...
Politike14 Shkurt 2020, 19:10
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka kujtuar herën e parë kur ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Soreca...
TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë për në banesën e fundit njeriun e tij të shtrenjtë, djalin e xhaxhait, Sulejman Berisha. Në një s...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Arabisë Saudite. Gjatë vizitës së tij në Gjermani, në kuadër të Konferencës së donatorëve që do ...
Politike14 Shkurt 2020, 18:02
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konfe...