Politike

“I zhdukëm cubat me makina luksi”/ Erjon Veliaj krenohet me anti- KÇK-në: Ja pse ka rënë trafiku në Tiranë, problemi

14 Shkurt 2020, 19:39 Nga DOSJA
“I zhdukëm cubat me makina luksi”/ Erjon Veliaj krenohet me

TIRANË– Problemi i trafikut në Tiranë vijon të jetë shqetësues për qytetarët. Në ditët me shi krijohet kaos në trafik, duke vështirësuar dhe qarkullimin e automjeteve. Ndërsa, në një mbledhje të Këshillit bashkiak zhvilluar së fundmi, kryebashkiaku Erjon Veliaj mendon të kundërtën, duke thënë se trafiku në kryqytet ka rënë. Sipas Veliajt, sa filloi zbatimi i anti-KÇK-së, ‘cubat’ me makina luksoze janë ’zhdukur’.

 

 

Aaa shi shi kryellumi ?

A post shared by Brryli Broadway (@brryli.broadway) on

“Një pjesë e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot që të shohim makinën e re! Sa doli KÇK- ja që të kap dhe të pyet kujt e ke makinën ma trego i çik faturën shkuan të gjithë këto cubat dhe lacat në vrimën e miut dhe ra trafiku në Tiranë. Është këtu problemi nuk ka të bëjë fare më rrugët.”- ka deklaruar Veliaj në një mbledhje të Këshillit Bashkiak.

Por e kundërta ndodh në kryeqytet, sidomos në ditët me shi, trafiku rëndohet, duke shkaktuar probleme në qarkullim. E njëjta situatë u paraqit dhe ditën e sotme, ku trafiku në orët e drekës ishte tejet i rënduar. Kjo situatë ende nuk ka marrë një zgjidhje për qytetarët, të cilët enden rrugëve për të arritur në kohë në punë, shkollë etj.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti kck erjon veliaj makinat e luksit anti kck erjon veliaj makinat e luksit

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2020, 19:10

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka kujtuar herën e parë kur ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Soreca...

Politike 14 Shkurt 2020, 18:02

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konfe...

Politike 14 Shkurt 2020, 16:56

HOLANDË-Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga mini...