Politike

“Keni marrë gjë sot apo jeni esëll”, Elisa Spiropali komenton fjalët e Ramës dhe sulmon gazetarët: Pa etikë dhe pa ed

14 Shkurt 2020, 20:35 Nga DOSJA
“Keni marrë gjë sot apo jeni esëll”, Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali komentoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i ftuar në emisionin “Opinion” i pyeti gazetarët nëse kishin ‘marrë gjë apo ishin esëll’. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Spiropali tha se gazetarët ishin treguar të paedukatë me kryeministrin.

“Sa më shumë të dalin ata gazetarët në studio dhe i mungojnë respekt në mënyrë spektakolare, fiton përkrahje. Gazetarë që nuk ia kanë haberin fare etikës për faktin se kanë përballë kryeministrin e vendit. Ose të lexojnë ligjet, ose të kenë etik. Ky që qenka diktatori sipas jush i lejoka të gjitha këto. Të gjithë këta ne i kemi kundër, nga mediat dhe ne jemi pushteti totalitar. A ka qenë boshti i politikës së tyre boshti kundër krimit? A është kala presidenca që duhet pushtuar? Ne kemi vetëm ato që na takojnë, ne kemi qeverinë dhe shumicën në parlament. Opozita ka zgjedhur të iki, kërkoi të shkatërronte sistemin demokratik. Drejtësia ka punën e saj, s’kemi punë me të. Drejtësia më parë ishte tërësisht e kapur politikisht. Kjo reformë në drejtësi ishte domosdoshmëri. Kriminelët me prona, jashtë të gjithë, kriminelat me makina, etj. Vjen ligji më i fortë kundër krimit, papritur këta janë të shqetësuar për të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre,”- tha ministrja ndër të tjera, teksa u përfshi në një debat me moderatorin Arian Çani i cili u shpreh se s’mund ta kenë fajin gazetarët për faktin që u nxeh kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar një natë më parë në studion e “Opinion”, ku dfoli për Anti-KÇK dhe për nismat e ndërmarra së fundmi nga qeveria. Pas debateve me gazetarët, ai i pyeti: Ore keni marrë gjë sot apo jeni esëll?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali edi rama elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2020, 19:10

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka kujtuar herën e parë kur ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Soreca...

Politike 14 Shkurt 2020, 18:02

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konfe...

Politike 14 Shkurt 2020, 16:56

HOLANDË-Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga mini...