Politike

14 Shkurt 2020, 19:10 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka kujtuar herën e parë kur ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Soreca u shoreh se ai takim është zhvilluar në vitin 2010, në kohën kur Shqipërisë iu liberalizuan vizat, kohë kur Basha ishte ministër i Brendshëm.

Soreca tregoi se si e priti Bashnë në aeroportin e Brukselit, i cili shoqëronte 50 personat e parë që udhëtuan pa viza dhe shtoi se ishte mjaft krenar për këtë gjë.

Një medalje për cilën unë në fakt jam krenar dhe është një medalje e datës 15 dhjetor të vitit 2010. Një datë shumë e rëndësishme kjo, liberalizimi i vizave. Është data në të cilën për herë të parë kur 50 qytetarë të Shqipërisë fluturuan nga Tirana në Bruksel pa viza. Pra 25 të rinj dhe 25 persona më të moshuar të shoqëruar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, i cili ishte zoti Lulzim Basha. Kur arritën në mesnatë në 00:01, në  dalje, në aeroport isha unë sepse unë isha personi me përgjegjësinë për procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë,”– u shpreh Soreca i ftuar në studio.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha luigi soreca lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2020, 18:02

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konfe...

Politike 14 Shkurt 2020, 16:56

HOLANDË-Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga mini...