“Të paktën të mos dalin rrugëve, të bëjnë karshillëk”, Spiropali u thotë kriminelëve të fshihen: Futuni nëpër v
14 Shkurt 2020, 22:04Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se të gjithë ata që kanë burime të paligjshme të ardhurash të futen nëpër vrima e të mos dalin në rrugë. Sipas Spiropalit ata të paktën ta bëjnë fshehurazi e jo t’i bëjnë karshillëk njerëzve të tjerë që nuk kanë atë lloj niveli jetese.
“OFL-ja është një nisje e mirë, është gjysma e punës. Të gjitha nismat synojnë të ngushtojnë rrugët e krimit. Ata që janë krimi edhe fshehin pasuritë të mos na dalin nëpër rrugë, të paktën të shkojnë të fshihen nëpër vrima. Të mos e bëjnë hapur. Ne u themi, futuni nëpër vrima, në rast se keni këto burime të paligjshme dhe ne do t’iu ndjekim aty, do t’u hetojmë e do t’u fusim brenda me prova, por këto pasuri nuk do t’i gëzoni. Ne do t’u hetojmë deri në fund. Jo t’i bëni karshillik një të riu a të reje,”– tha Spiropali.
Prej më shumë se një jave që OFL-ja ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Klaus Matishi alias Kledian Çopja dhe Emiljano Shegës, të dy banues në Elbasan dhe me procedentë penal. OFL-ja ka dërgoi formularin tek Suel Cela, Plarent Dervishajt, biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua edhe ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisëdhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja. Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Dy ditë më parë, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. Dy emrat e tjerë që duhet të japin llogari për pasurinë janë Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Gjatë vizitës së tij në Gjermani, në kuadër të Konferencës së donatorëve që do të mbahet më datë 17 shkurt në Bruksel, Rama është takuar dhe me Mark Z...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali komentoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i ftuar në emisionin “Opinion” i pyeti gazetarët nëse k...
TIRANË– Problemi i trafikut në Tiranë vijon të jetë shqetësues për qytetarët. Në ditët me shi krijohet kaos në trafik, duke vështirësuar dhe qarkullimin e ...
Politike14 Shkurt 2020, 19:10
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka kujtuar herën e parë kur ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Soreca...
TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë për në banesën e fundit njeriun e tij të shtrenjtë, djalin e xhaxhait, Sulejman Berisha. Në një s...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Arabisë Saudite. Gjatë vizitës së tij në Gjermani, në kuadër të Konferencës së donatorëve që do ...
Politike14 Shkurt 2020, 18:02
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konfe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Merita Tolajn, të mbijeturën e familjes Tola e cila humbi tre anëtarë pas shpërthimit të një bombule...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë kanë mbetur të pakënaqur nga takimet që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar në Tiranë, konrekisht vetëm para disa orësh...