Politike

Vijojnë përplasjet para Kryeministrisë, Lapaj me tone të ashpra ndaj policisë: Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë

Lapaj tha se policia nuk dëshiron qytetarë që protestojnë paqësisht.

4 Janar 2026, 15:43 Nga E.d
Vijojnë përplasjet para Kryeministrisë, Lapaj me tone të
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përdorur tone të ashpra ndaj efektivëve të policisë, pas heqjes së çadrave të vendosura nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet”. Ai iu është drejtuar bluve, duke iu thënë se ata nuk duan një njeri që e respekton punën dhe figurën e tyre, por duan ata që vijnë me molotovë.

Lapaj tha se policia nuk dëshiron qytetarë që protestojnë paqësisht. Në fund, ai thkesoi se protesta e tij është një protestë paqësore. 

“Merrni Belindën, se ajo ua fut juve. Doni Belinda Ballukun, hajdutja! Keni marrë sot një oficer që është doktor shkencash, se do Belinda Balluku. Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë" tha Lapaj./Dosja.al

shqipëria bëhet adriatik lapaj protesta

Sondazh

Poll