Politike

"Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është aq"/ Lapaj nga protesta: 83 mandate kanë kanë zero vlerë! Populli e di të vërtetën që ata na vjedhin

Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, Lapaj theksoi se janë duke protestuar për të larguar nga pushteti njeriun më të korruptuar në Europë. Duke folur për skandalet e qeverisë, Lapaj u shpreh se 83 mandatet e Ramës, kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata i vjedhin.

4 Janar 2026, 12:50 Nga E. D
"Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit
pamje nga protesta

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, për abuzime të rënda financiare në dëm të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, Lapaj theksoi se janë duke protestuar për të larguar nga pushteti njeriun më të korruptuar në Europë. Duke folur për skandalet e qeverisë, Lapaj u shpreh se 83 mandatet e Ramës, kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata i vjedhin.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” tha gjithashtu se regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë në protestë dhe shtoi se "për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë". Në fund, Lapaj nënvizoi se këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

“Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 net që flemë në këtë shesh.

Regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë…Për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë…Këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend. Me një firmë të zv/kryeministres kanë vjedhur 50 mln euro, ndërsa fëmijët në shkolla dridhen nga i ftohti”, tha Lapaj nga protesta./Dosja.al

adriatik lapaj shqipëria bëhet proteste para kryeministrise

Sondazh

Poll